‘PD ka shkarë majtas me Bashën’/ Fatbardh Kadilli i jep të drejtë Berishës

Kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli , i jep të drejtë Berishës kur thotë se ‘PD ka shkarë majtas në drejtimin e Bashës’.

Kadilli u shpreh në një dalje televizive se këto probleme edhe ai i ka ngritur në platformën e tij për kryetar që shpalosi në garën e 13 qershorit.

 Kadilli: Ka një të vërtetë në atë që thotë Berisha. Basha nuk ndërtoi dot një opozitë përballë Ramës, nuk ndërtoi një aksion. Shfrytëzoi të gjitha mundësitë dhe mbështetjen dhe nuk bëri gjë.