‘Pa patentë’/ Del FOTO e shqiptarit që përplasi për vdekje pica shpërndarësin grek

Personi që shihni në foto është 21-vjeçari shqiptari i cili aksidentoi për vdekje me makinë një 47-vjeçar në Greqi në orët e mesnatës të së shtunës.

Sipas mediave greke, i riu nuk ka patentë për makinën. Kjo pasi shqiptari nuk di të shkruajë greqisht dhe nuk mundet të futet në provime.

Por kjo nuk e ndalonte 21-vjeçarin që të drejtonte makinën sportive e cila ishte e regjistruar në emër të xhaxhait të tij. 

I riu jetonte me familjen e tij në zonën e Selanikut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës të së shtunës në Selanik.

21-vjeçari po udhëtonte me shpejtësi të lartë me makinën e tij por për një moment ai ka humbur kontrollin dhe përplasi për vdekje 47-vjeçarin grek.

Kyi  fundit punonte si shpërndarës ushqimesh për një restorant të zonës. Mediat greke gjithashtu kanë publikuar dhe videon nga momenti i aksidentit, ku në një moment të saj, shihet qartë shpejtësia e lartë e makinës së shqiptarit.