'Ne po martohemi'/ Aktorja e njohur dhe e dashura e saj i japin fund beqarisë

Aktorja e njohur Kristen Stewart dhe e dashura e saj, Dylan Meyer janë fejuar zyrtarisht.

Ktë lajm e ka zbuluar vetë ajo  në emisionin “Howard Stern” të SiriusXM këtë mëngjes.

“Ne po martohemi, po ndodh”, tha Steëart.

Ajo ka folur shkurtimisht për dëshirën për tu martuar me Meyer gjatë një interviste të dhën në Nëntor të 2019, vetëm disa muaj pasi ata filuan të takoheshin.

Sa i përket lidhjes së tyre aktorja ka rrëfyer se e dashurojnë shumë njëra-tjetrën dhe se partnerja e saj është e shkëlqyer.

“Po, dua të jem disi e arsyeshme për këtë, por mendoj se gjërat e mira ndodhin shpejt,” tha Steëart, duke shtuar më pas se ajo kishte një plan se si do të propozonte. “Nuk mund të them tani, sepse ajo do ta zbulojë.” Planet e saj për martesë nuk ishin “të lidhura me ndonjë lloj konvente të çuditshme”, shtoi ajo. “Është thjesht, sikur kur e dini, ju e dini.”