From harvesting chile peppers to retiring a science facility that has been operating on @Space_Station for more than a decade, it's been a science-filled week for the station crew! Learn more: https://t.co/micT7pX8gJ pic.twitter.com/H55nSgzMsX

— ISS Research (@ISS_Research) October 29, 2021

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/02/auto_-640-0-618122bd058ad1635854121.jpg", "width": 900, "height": 512 } }

Historike/ Kultivohen 48 specat e parë në hapësirë, ja si u gatuan nga astronautët

Historia u shkrua nga astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, pasi jo vetëm që kultivuan specat e parë djegës, por edhe i konsumuan.

Astronautja e NASA - s, Megan MacArthur, një nga shtatë anëtarët e ekuipazhit që aktualisht jeton dhe punon në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës ( ISS ), krijoi atë që ajo e quajti "tacot më të mira hapësinore" duke përdorur disa nga specat që u mblodhën në hapësirë, pak mish viçi "fajita" dhe domate të konservuara.

Astronautëve iu desh të konsumonin specat e kuq dhe jeshil dhe të regjistronin përvojën e tyre pasi "tacot" ishin pjesë e një eksperimenti më të gjerë.

48 specat Hatch janë pjesë e një përpjekjeje të re të NASA-s për të testuar më shumë ushqime në funksion të misioneve afatgjata në Hënë dhe Mars.

Astronautët e NASA-s mbollën farat e specit "Kilit Hatch" në një Habitat të Avancuar të Bimëve, një kabinë zhvillimi e pajisur me më shumë se 180 sensorë dhe drita LED të kontrolluara nga një ekuipazh në Qendrën Hapësinore Kennedy. Gjithashtu ekziston një  dhomë e ngjashme e njohur si Sistemi i Prodhimit të Perimeve, ku kultivohen  për rreth gjashtë vjet perime, si sallatë jeshile, lakra dhe lule.