Një pjesëtar i ri i bashkohet shtëpisë, Beatrix nuk mban dot lotët

Një tjetër sprovë për banorët e “Big Brother VIP” është zhvilluar këtë mbrëmje.

Ata do te duhet të mos shfaqin asnjë reagim përballë provokimeve të shumta që “Vëllai i Madh” do të dërgojë tek ta.

 

Mbrëmjen e sotme, sfida më e madhe ishte për Beatrix e cila u surprizua nga qenushi i saj.

Ajo nuk mund të shprehte asnjë reagim nga “vizitori” i ri, aq më tepër të mund ta përkëdhelte.

 

Kjo gjë duket se e vuri këngëtaren aq në vështirësi saqë ajo nuk mundi t’i mbante dot lotët.

Gjithsesi Beatrix u përpoq maksimalisht që kjo sfidë të kalohej me sukses nga ajo.