", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/02/auto_facebook-meta-51635837476.webp", "width": 963, "height": 541 } }

A e ‘vodhi’ Facebook emrin Meta? Kush po kërkon 20 milion dollarë nga Zuckerberg?

A mundet Mark Zuckerberg të largojë diskutimin nga Facebook pas skandalit të ‘Facebook Papers’ përmes prezantimit të riemërtimit të kompanisë në Meta?

Duket se kjo rrugë nuk është e shtruar me petale trëndafili.

Ndryshimet në Facebook u njoftuan nga vetë Mark Zuckerberg, pas ankesave për përhapjen e lajmeve të rreme dhe faqeve të dezinformatave që ngrenë çështje serioze. 

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë foli për një epokë të re si për gjigantin e teknologjisë ashtu edhe për internetin. 

Meta i referohet një politike të re të kompanisë që ndërthur realitetin virtual me teknologjinë, për sa i përket punës dhe argëtimit.

Megjithatë, duket se kalimi në Meta nuk është i lehtë pasi një kompani tjetër, vetëm pak javë më parë kishte dërguar një aplikim për regjistrimin e "Meta" në markën e saj, gjë që mund të sjellë pengesë për dizajnin e Zuckerberg që pritet t'i kushtojë disa miliona dollarë.

Në veçanti, siç raportoi TMZ në gusht, themeluesit e një kompanie të quajtur Meta PC aplikuan për një markë tregtare "Meta" për kompjuterë, laptopë, tabletë, softuer dhe artikuj të tjerë të lidhur me teknologjinë.

Sipas themeluesve të kompanisë Joe Darger dhe Zack Shutt, ata kanë emërtuar kompaninë e tyre Meta PC një vit më parë, por së fundmi kanë dorëzuar dokumente për markën zyrtare.

Kërkesa e tyre nuk është miratuar ende, megjithatë sipas TMZ ata janë para Metës së Zuckerberg dhe kështu ata vetë deklarojnë se do ta zgjidhnin “mosmarrëveshjen” e tyre vetëm nëse themeluesi i Facebook u jep 20 milionë dollarë.

Meta PC, megjithatë, i është qasur me humor çështjes, madje ka shkuar deri aty sa ka publikuar një video që supozohet se rilançon kompaninë me emrin Facebook!

Megjithatë, vlen të theksohet se për shkak të diferencës në aktivitetet e dy kompanive, ekziston një mundësi që të mos ketë mosmarrëveshje mes të dyjave pasi Facebook mund të miratojë ligjërisht Metën në emrin e ri.

Në çdo rast, edhe nëse nuk kanë një fitim financiar, Joe Darger dhe Zack Shutt, kanë parë një rritje të shpejtë të njohjes së tyre duke rritur ndjekësit me 4000% në vetëm 24 orë!