Parashikimi i motit për ditën e martë

Përshëndetje nga SHMU!

Po afrohemi drejt fundit të vjeshtës e do të përjetojmë tiparet e saj të theksuara.

Që prej mbrëmjes së të hënës e deri në mesditën e së martës një sistem frontal do të përshkojë vendin duke sjellë me vete reshje shiu e rrebeshe në pjesën perëndimore e atë bregdetare. Përkohësisht me shkarkesa elektrike. Më tej në vend do të ketë kryesisht vranësira e kthjellime por në veriperëndim e veri të vendit hera herës do të rikthehen shtrëngatat e shiut me rrufe të izoluara.