VIDEO/ Vasili: Drejtësia e re në kolaps, e asfiksuar dhe e kapur nga qeveria

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për reformën në drejtësi.

Vasili thekson se drejtësia e re është në kolaps, duke shtuar se po ashtu është e asfiksuar dhe e kapur nga kjo qeverisje.

“Drejtësia e re është në kolaps, e asfiksuar dhe e kapur. Kjo drejtësi që është kapur është kryeçështja e politikës.

Qytetarët thonë se ishte më mirë kur ishte më keq, se sot drejtësia është e cunguar, e mangët dhe shumë problematike. Drejtësia e re është kapur nga kjo qeveri”, u shpreh Vasili.