Kim Kardashian lidhet me ish-in e Ariana Grande-s?!

Të gjithë ishin skeptikë dhe 90% të ndjekësve të SNL ishin kundër që Kim Kardashian u bë pjesë e mbrëmjes vetëm se ka shumë influencë.

Mirëpo Kim K i mbylli mjaft mirë “gojët e liga” dhe i ka befasuar që të gjithë me performacën esaj në Saturday Night Live. Pas më shumë se 20 orëve prova, ajo emocionoi fansat duke ironizuar veten, të afërmin dhe ish-bashkëshortin e saj, reperin Kanye West.

Mirëpo fansat u tronditën kur Kim ndau një puthje me Pete Davidson, ish-i dashuri i Ariana Grande, ndërsa ajo luante Princeshën Jasmine dhe ai si Aladin.

Por tani rrjeti po zien: A janë në një lidhje Kim Kardashian dhe Pete? Ata janë kapur mat në një slitë në fermën “Knott’s Scary” në Buena Park.

Fotot janë siguruar nga “People”, ku Kim dhe Pete shihen duke u kapur për dore. Bashkë me to janë dhe motra e 41-vjeçares, Kourtney Kardashian dhe i fejuari i saj, Travis Barker.