VIDEO/ Me shpejtësi skëterrë, shqiptari përplas për vdekje shpërndarësin e picave në Selanik
Një 21-vjeçar shqiptar ka përplasur për vdekje një 47-vjeçar, i cili punonte shpërndarës me motor dhe ishte baba i dy fëmijëve.
Sipas mediave greke, i riu ishte pa patentë, po lëvizte me shpejtësi të madhe me një makinë luksoze të cilën ja kishte marrë borxh kushëririt të tij.
Pamjet e marra nga kamerat e bizneseve përreth tregojnë momentin fatal, ku 21-vjeçari pasi përplasi për vdekje 47-vjeçarin, u largua nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës katër minuta para mesnatës të së shtunës, kur makina luksoze e drejtuar nga 21-vjeçari shqiptar kalon me shpejtësi në rrugën 'Georgiou Papandreou' në Selanik.
Ndërkohë, shpërndarësit zhvilluan mëngjesin e sotëm një tubim para gjykatës në Selanik, duke nderuar kujtimin e kolegut të tyre 47- vjeçar.
Ata me pas marshuan në rrugët e Selanikut.