Pas daljes nga 'Big Brother Vip', Sheila Haxhiraj tregon se është zhgënjyer nga kjo konkurrente!

Sheila ka qenë e eleminuara e radhës në “Big Brother Vip”.

Në nominim me Semin dhe Beniadën, publiku zgjodhi të largonte këngëtaren.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Shqipëria Live” ku dhe ka folur për debatin që kishte në shtëpi me Monikën, teksa kjo e fundit po luante një lojë me Fifin dhe po improvizonte debate jo të vërteta.

Sheila tha se ajo lojë dhe kritikat e publikut e bënë të ndihej shumë keq Monikën. Ajo tregoi një bisedë me aktoren që e ka prekur dhe bërë që të reflektonte.

Kur po shkonte te dhoma e dënimit, më kapi nga mjekra dhe më tha ti e dashur me mua je ngatërruar, të kam folur hapur si të kisha vajzën time. Aty u preka dhe reflektova për të kuptuar si nisi gjithë loja. Kur të gjithë e kanë sulmuar, unë i shkova afër, e kam parë pak si nënën time“.

Por, në fakt ajo është zhgënjyer pikërisht nga Monika pasi ka dalë nga shtëpia dhe ka parë disa video ku aktorja e ka ofenduar.

“Ka bërë ca komente të shëmtuara për mua, kokë rrodhe e shumë të tjera. Mund të them që më ka zhgënjyer. Unë i kam dhënë suport me pastërtinë më të madhe”, u shpreh artistja.