Ancelotti s’e preferon, Real Madridi nxjerr lojtarin në shitje

Situata e Dani Ceballos te Reali i Madridit nuk është aspak e thjeshtë.

Mesfushori gjatë 11 javëve kampionat nuk është aktivizuar asnjë minutë me “Los Blancos”, kjo për shkak edhe të dëmtimit që pësoi me Sapnjën në Lojërat Olimpike, ku fitoi medaljen e argjendtë.

Gjithsesi, trajneri Ancelotti nuk e konsideron pjesë të rëndësishme për të ardhmen dhe ka dhënë “ok” për ta nxjerrë futbollistin në merkato.

Ceballos është i lidhur me madrilenët deri në fund të vitit 2023 dhe vlera e kartonit të tij kap shumën e 20 milionë eurove.

Sipas mediave spanjolle, në garë për lojtarin, i cili nga ana e tij ka kërkuar largimin, interesohen Real Betisi, Arsenali dhe Roma.