EMRI/ Kultivimi i kanabisit në Përmet, arrestohet kryeplaku i fshatit

Zgjerohet rrethi i personave të përfshirë në çështjen e kultivimit të kanabisit në Përmet.

Policia ka vënë në pranga kryeplakun e Frashërit Klodjan Mustafa, 43 vjeç.

Arrestimi i tij u pasua me një tjetër veprim nga ana e Prokurorise së Përmetit, e cila vendosi masën e sigurisë  "detyrim paraqitje" për inspektorët e Policisë se zonës së Frashërit Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj.

Masa e sigurisë "detyrim paraqitje" është vendosur edhe për inspektorin e Zonave të Mbrojtura në Permet Joan Allamani.

Të gjitha këto veprime ndaj uniformave blu janë ndërmarrë pas sinjalizimeve nga SHÇBA Vlorë.

Kjo është shoqëruar po dje me pezullimin nga detyra deri në sqarimin e rrethanave të shefit të Komisariatit të Përmetit Petrit Gjokaza, ndërsa mbahet në "arrest shtëpie" ish-shefi i krimeve të Komisariatit të Përmetit Shpëtim Makashi.

Në vend të Gjokazës është komanduar Vilson Dine, shefi aktual i Policise Kriminale në Përmet.