Rrëfimi për gruan izraelite që u burgos tri herë pasi refuzoi për t’u bashkuar me ushtrinë

Shahar Perets ka vuajtur mandatin e saj të tretë në burg për shkak se nuk iu bashkua ushtrisë izraelite.

Dhe në një shkrim të BBC, u zbulua se prindërit e saj e mbështetën plotësisht vendimin e saj për të refuzuar.

“Disa njerëz më quajnë tradhtar ose thonë se nuk më intereson njerëzit e mi”, ka thënë ajo për BBC.

“Vendosa të refuzoj të bashkohem me ushtrinë, sepse nuk jam e gatshme të marr pjesë në shtypjen e miliona njerëzve që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Gaza”.

Siç bëhet e ditur, Shahar e filloi udhëtimin e saj për herë të parë në moshën 12-vjeçare kur mori pjesë në një kamp veror të përbashkët izraelito-palestinez.