Meta ngushëllon Bashën për humbjen e babait

Presidenti Ilir Meta ngushëllon kryedemokratin Lulzim Basha për humbjen e babait. 

Kreu i shtetit i ka dërguar Bashës një mesazh ngushëllimi, të cilin e ka publikuar në rrjetet sociale: 

"Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të z.Xhelal Basha. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta z.Lulzim Basha për humbjen e rëndë të babait, si dhe të gjithë familjes Basha! U prehtë në paqe!", thuhet në mesazhin e Metës.

Xhelal Basha u nda nga jeta këtë të diel në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.