Will Smith pranon se dikur ka menduar për vetëvrasje

Aktori Will Smith pranoi në një trailer të serialit në YouTube rreth fitnesit fizik dhe humbjes së peshës se ai po mendonte të vetëvritej.

“Ky filloi si një udhëtim gjatë të cilit më duhej të fitoja formën më të mirë të mundshme fizike,” tha ai në një trailer për serialin “Best Shape of My Life” gjatë të cilit synonte të humbiste 20 kilogramë në 20 javë.

Smith u filmua duke shkruar kujtime, duke bërë prova dhe duke u ulur në një tryezë me fëmijët e tij Trey, Willow dhe Jaden.

"Në fund zbulova shumë gjëra për veten time që i fshihja në mënyrë të pandërgjegjshme. Ishte e vetmja herë në jetën time kur mendova për vetëvrasje," tha ai.

Premiera e "Best Shape of My Life" do të jetë më 8 nëntor.