Ironia e Manjanit: Çfarë ka ky popull, pse nuk e beson reformën në drejtësi?!
U çuditem shumë këtë javë që, sipas sondazhit të Euronews, shqiptarët
masivisht nuk besojnë as drejtësinë e as reformën “tepër të suksesshme” të drejtësisë!
Zonja Kim ka thënë se drejtësia u rregullua!?
Si ka mundësi?!
Gjykata e Lartë i gjykoi të gjitha çështjet e prapambetura me ndihmën e East West dhe USAID….
Të gjithë gjykarësit që ngelen në Vetting janë në burg….
Vettingu përfundoi me sukses të plotë dhe para afatit kushtetues….
Gjykata Kushtetuese funksionon e plotë me 9 anëtarë…
Kultura e pandëshkueshmërisë mori fund me arrestimin, gjykimin e dënimin e hajnave të votave, të koncensioneve, pronës publike etj.
U arrestua Kryeministri dhe ministrat në detyrë…
SPAK po bën vetting e politikanëve tashmë sepse s'ka më punë tjetër të bërë…
Gjykatat e tjera gjykojnë shpejt dhe me cilësi të lartë. Asnjë vonesë nuk ka…
Ça dreqin do më shumë ky popull!?
Prapë nuk beson as drejtësinë, as reformën e as zonjën Kim?!
Po reformën tonë po e bën gjysma e Europës dhe gjitha Amerika, së bashku me Kosovën e Maqedoninë…
Me siguri do jetë sondazh i blerë nga Erion Veliaj ai i Euronews…
Nuk ka mundësi…!
——
Ja shihni sa mirë janë punët! Nuk dallohet më kush është pozita dhe kush opozita në parlament. Janë të gjithë vëllezër tani që drejtësia u vu në vend!
Trekëndëshi i Bermudës u eleminua me sukses. Ka mbetur vetëm foltorja, por punë e madhe. Ata marrin vendime bashkë, oça, oça dhe byçë më byçë me njëri-tjetrin…
Kush kërkon më shumë plastë në vend!