'Të jesh lider perëndimor, nuk mjafton të studiosh në perëndim...por të marrësh përgjegjësitë’

‘Rinovimi nuk është çështje moshe. Ka të bëjë me përfshirjen mendore të të gjithëve dhe mbrojtjen e çështjeve që kanë rëndësi për ta.

Nuk duhet të kemi frikë të debatojmë me njëri-tjetrin për përmbajtje. Kjo është mënyra e vetme që politika sjell gëzim dhe vetëm kështu marrim rezultate bindëse. CDU ka ende shumë potencial. Ne vetëm duhet ta përdorim këtë!’

Kështu shprehej sot Norbert Röttgen, deputet, ish ministër federal i kabinetit Merkel dhe ish kandidat për kryetar i CDU-së në zgjedhjet e fundit.

Në të njëjtën frekuencë mendimi me të janë pothuajse të gjithë drejtuesit dhe faktorët e partisë.

Partia Demokratike lundron në ujëra të tilla prej një kohe të gjatë tashmë, por drejtuesit tonë kurrë nuk u sollën si perendimorë për ti dhënë zgjidhje demokratëve.

Të jesh europian nuk mjafton të lindësh në një hapësirë gjeografike të caktuar por të mendosh e veprosh si i tillë.

Të jesh lider perendimor nuk mjafton të studiosh në perendim por të marrësh përsipër përgjegjësitë e veprimeve të tua.