SYRI TV/ Biznesi vogël e i mesëm në protestë, të dielën mbyllen qepenat

Vështirësitë financiare, por edhe kërkesa e qeverisë për sitemin e fiskalizimit ka bërë që biznesi i vogël dhe i mesëm të ngrihet në protestë.

Përfaqësues të shoqatës së biznesit kanë paralajmëruar se neësr do të pezullojnë aktivitetin e tyre në shenjë revolte nga veprimeve të qeverisë.

Biznesi I vogël dhe I mesëm prej kohësh po përballet me shumë vështirësi, për këtë arsye të dielen ata do protestojnë duke ulur qepenat e bizneseve të tyre. Lajmërimin e ka bërë të ditur Bujar Muço, përfaqësues I Shoqatës se Biznesit të vogël dhe të Mesëm.

Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë këtë të shtune në një deklaratë për shtyp ka njoftuar se biznesi I vogël dhe i mesëm do të protestojë duke ulur qepenat për rreth 1 orë.

Shkak për këtë protestë, sipas sekretarit të shoqatës Bujar Muço, janë vështirësitë financiare me të cilat po përballet ky biznes, por edhe mënyrë për të kundërshtuar procesin e fiskalizimit.

Protesta do të mbahët nga ora 11 deri në orën 12 të mesditës së diel, në disa tregje të Tiranës.