'Unë jam një refugjate', Rita Ora nderohet me një pllakatë në shkollën e saj fillore në Londër

Rita Ora nuk e ka fshehur kurrë origjinën e saj, madje e ka treguar gjithmonë me krenarinë më të madhe.

Së fundmi ajo i ka bërë një vizitë shkollës së saj fillore në Londër.

Artistja është fotografuar e buzëqeshur pranë një pllakate, e cila është vendosur për nder të saj në murin e shkollës.

Përveç emrit të saj me shkronja të mëdha, ajo që merr më shumë vëmendje është shkrimi në këtë pllakatë, ku thuhet:

“Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.

Kjo gjë padyshim e ka bërë shumë të lumtur këngëtaren, sukseset për të cilën nuk kanë të ndalur.