Greqi/ Mbi 3 mijë raste të reja dhe 55 viktima nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë në Greqi konfirmon 3 643 raste të reja me Covid.  

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 734 , 778 raste me Covid.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se 55 pacientë kanë humbur jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 15, 856 viktima, prej të cilëve 95,4% kishin sëmundje shoqëruese.

Selaniku ka numrin më të lartë të të infektuarve me 661 të prekur , ndjekur nga Atika më 599 dhe Larisa me 246 raste.