‘Prit mami, shiko çfarë kam për ty!’: Përgatituni për të qeshur me kafshët e egra - FOTO

Është shpallur fituesi i çmimeve :Comedy Wildlife Photography 2020". Peshku që qesh, majmuni që gajaset, pinguinët në rresht... Por fituesi i Foto-Komedisë nga bota e egër, “Comedy Wildlife Photo Awards 2020” është 'Terry the Turtle flipping the bird' nga Mark Fitzpatrick.

Mark e kapi momentin në fotografi kur po notonte me breshkat në ishullin Lady Elliot në Queensland, Australi.

Çmimet “Comedy Wildlife Photography” u themeluan nga Paul Joynson-Hicks dhe Tom Sullam, të dy fotografë profesionistë dhe mbrojtës natyre të pasionuar.

Konkursi është krijuar për të shfaqur disa nga imazhet më qesharake të botës natyrore duke theksuar ruajtjen e jetës së egër, qëllimi kryesor prapa këtij konkursi argëtues.

Nëse jeni në humor për të qeshur pak më shumë, ne kemi përfshirë të gjithë finalistët për konkursin e këtij viti më poshtë. Përgatituni pra: