", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/29/auto_Screenshot_11635492298.jpg", "width": 900, "height": 515 } }

VIDEO/ Me sytë e një 'vrasësi': Buffon pret penalltinë dhe Parma fiton

Parma arriti të fitonte me rezultatin 2-1 ndaj Cittadella-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serinë B italiane.

Një meritë për triumfin e skuadrës emiliane, ka padyshim edhe portieri Giannluigi Buffon. Në moshën 43 -vjeçare Buffon tregoi edhe një herë se ai është ende i aftë të bëjë vepra të mëdha si portier.

Kur rezultati ishte i barabartë 0-0, portieri italian arriti të priste një penallti dhe të mbante skuadrën e tij në lojë.  Buffon zgjodhi këndin e duhur dhe priti 11-metërshin e Mirko Antonuccit. 'Gigi' u hodh egërsisht dhe e festoi pritjen e tij shpëtimtare si një trofe të fituar. Ky është pasioni për futbollit...

Videoja është bërë virale duke marrë pëlqime të shumta.