Kuvendi i hap derën një tjetër borxhi të madh prej 700 milionë eurosh

Parlamenti ka miratuar mbrëmjen e sotm,e pas një seance të nisur që nga paraditja, Eurobondin prej 700 milionë euro.

Projektligji ka marrë 78 vota pro dhe 4 kundër.

Ndërkohë që 33 deputetë abstenuan.

Me 78 vota pro, 3 kundër dhe 36 abstenim u miratua edhe borxhi nga BERZH me vlerë 70 milion euro. 

Po kështu parlamenti miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët me 117 vota pro. Kryetare e komisionit u zgjodh Jorida Tabaku, zëvendës kryetare Ermonela Felaj.