VIDEO/Do iu shemben shtëpitë, banorët te 5 Maji: Shteti po na vjedh, duam dëmshpërblimin tonë!

Banorët e 5 Majit në Tiranë kanë nisur një protestë, pasi po planifikohen që t’ju prishen shtëpitë.

Qytetarët e zonës shprehen se shteti po i vjedh hapur, duke shtuar se duan dëmshpërblimin e tyre, për aq sa iu takon, sepse i kanë bërë shtëpitë me djersë.

Banori 1: Shtëpia do shembet vetëm mbi trupin tim. E kam bërë shtëpinë me djersë, nuk kam vjedhur para.

Nuk duam kontrata e bonuse qesharake, çfarë janë këta, unë dua shtëpinë time. Shteti po na vjedh hapur.

Banori 2: Mua më thonë të firmos, ndërsa kjo firmë kërkohet nën presion. Ne kërkojmë dëmshpërblimin tonë.