‘Jo duke përfaqësuar demokratët’/ Paloka, Bashës: Nuk mund të barazosh Berishën me Ramën

Deputeti dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook ndaj deklaratës së Lulzim Bashës në Kuvend për Berishën.

“Nuk mund t'i lejosh vetes të vendosësh kurrë e në asnjë rrethanë, shenjë barazimi mes Sali Berishës dhe Edvin Ramës! Të paktën jo duke përfaqësuar demokratët!”, shkruan Paloka

Postimi i plotë:

Ky është gabim i madh zoti Basha ! Gabim i madh politik e njerëzor ! Sado mllef të të jetë mbledhur këto kohë nga një situate që në fakt vetë e krijove, nuk mund t'i lejosh vetes të vendosësh kurrë e në asnjë rrethanë, shenjë barazimi mes Sali Berishës dhe Edvin Ramës! Të paktën jo duke perfaqësuar demokratët!