", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/28/auto_tanke-600x3601635410353.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Rriten tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, sulm me dron, Ruset nxjerrin tanket

Janë rritur sërish tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë pas disa muajsh armëpushimi.

Ushtria ukrainase shpërndau pamjet e një sulmi me dron TB2 ndaj një pozicioni të rebelëve pro-rusë në lindje të vendit pasi këta të fundit sipas autoriteteve kishin shkelur armëpushimin duke plagosur disa ushtarë të Ukrainës, raporton abcnews.al.

Pamjet e sulmit me dron “Bayraktar” TB2 bënë xhiron e globit pasi ishte hera e parë që Ukraina përdorte këto armë kundër rrebelëve pro-rusë në lindje pasi i bleu nga Turqia. Një veprim i tillë u konsideruar shkelje e rëndë prej autoriteteve ruse, të cilat kanë nisur tanket në kufi me Ukrainën në mbështetje të rrebelëve.