Bayern Munchen eliminohet me turp nga Kupa e Gjermanisë
Borussia Monchengladbach ka arritur të mposhtë Bayernin e Mynihut bindshëm 5-0 në kuadër të fazës 1/8-ave të Kupës së Gjermanisë.
Vendësit treguan që në fillim superioritetin dhe kaluan në epërsi në minutën e dytë me golin e Ramy Bensebaini.
Edhe në vazhdim Gladbach ishte më mirë dhe arriti të dyfishojë epërsinë në minutën e 15-të me golin e Ramy Bensebaini.
Vetëm pak minuta më vonë Bensebaini realizoi sërish për 3-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Edhe pjesa e dytë i takoi në tërësi Borussia Monchengladbach, që shënoi edhe dy gola të tjerë.
Fillimisht në të 51’ shënoi Breel Embolo për 4-0.
Ishte sërish Emboloi që realizoi në minutën e 57-të për rezultatin përfundimtar 5-0.
Kështu, Borussia kualifikohet në Kupën e Gjermanisë, duke eliminuar Bayernin me rezultat të thellë.