FOTO/ Gazetarja mes kapanonit me kanabis: Bima në proces tharjeje, gati për trafikim

Në një kohë kur qeveria shqiptare mohon se në vend po kultivohet kanabis dhe Drejtori i ri i Policisë premtoi luftë ndaj këtij fenomeni, gazetarja Klodiana Lala ka sjellë për publikun pamje nga një kapanon, ku kultivohet dhe thahet lënda narkotike hashash.

Lala zgjodhi mbrëmjen e sotme të emisionin Në Shënjestër, ku publikoi vizitën e saj një prej kapanonëve të shumtë të hashashit.

Ajo dhe stafi i bashkëpunëtorëve u paralajmëruan të jenë diskretë në mbajtjen e fshehtë të vendit.

Në pamje duken një parcelë hashashi dhe më pas në një kapanon ku bima thahej, për t’u përgatitur për trafikim drejt vendeve të Bashkimit Europian.