Arrestohet një person në Mitrovicë, kreu marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare
Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në mbrëmje ka arrestuar një person, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 16 vjeçare.
Sipas raportit të Policisë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nga njësiti policor është ndaluar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, ku kishte qenë e mitura viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeç.
“Viktima ka deklaruar se me të dyshuarin me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë.