Çmenden sheikët, ofertë marramendëse trajnerit të...

Newcastle United është duke përgatitur ofertë prej 11 milionë paund në vit për trajnerin e Ajaxit, Erik ten Hag.

Me largimin e Steve Bruce në tetor, sheikët e Arabisë Saudite janë duke kërkuar trajner të ri dhe tekniku holandez shihet si kandidati kryesor.

Sipas "Daily Mail", Ten Hag do t’i ofrojë 11 milionë funte për vit, duke e bërë trajnerin e tretë në Prmeierligë më të paguar pas Pep Guardiolës dhe Jurgen Klopp.

Trajneri i Ajaxit ka qenë i lidhur me Newcastle që kur sheikët e Arabisë Saudite morën drejtimin, por deri me tani nuk ka asgjë konkrete.

Ten Hag është trajner i skuadrës holandeze që nga viti 2017, derisa ka fituar dy tituj dhe arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2019.