Tre vajza simpatike i bashkohen shtëpisë së “Big Brother VIP”, por cila prej tyre ka patur histori dashurie me Granitin?!

Të martën do hyjnë tre banore të reja dhe përflitet që njëra prej tyre ka një lloj histori me Granitin, kështu që do jetë duke përgatitur terrenin.

Kështu u shpreh gazetari i njohur, Andi Vrapi, pak ditë më parë teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” për të komentuar ngjarjet më të bujshme të “Big Brother VIP”.

 E kështu ndodhi, në shtëpinë më të famshme në vendin tonë hynë tre banore të reja, të cilat morën menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Ato janë këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe fashion blogerja, Sarah Berisha.

E teksa publiku kujton deklaratën e gazetarit të njohur, i cili tha se njëra nga vajzat ka pasur “një lloj historie me Canën”, pyesin se kush është ajo?

Ju si mendoni, cila nga vajzat ka pasur një histori me ish-futbollistin?