Makina del nga rruga, plagosen dy vajza shqiptare në Itali

Momente paniku dhe frike në orët e para të ditës së sotme në rreth-rrotullimin e Fasanot, Brindisi, ku dy vajza të reja shqiptare janë përfshirë në një aksident.

Duke udhëtuar me makinë, ata kanë dalë nga rruga pasi janë përplasur nga një furgon.

Më pas makina është përplasur me një mur, dhe në fund mjeti është ndaluar në mesin e një parcele me ullinj.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30 minuta.

Dy vajzat shqiptare ishin nxjerrë nga kabina e shkatërruar e makinës dhe janë dërguar në spital dhe fatmirësisht gjendja e tyre nuk është e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe policia për hetimet e rastit.