U akuzua nga Paloka, Ahmetaj tregon çmimin e makinës

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas akuzave të bëra nga deputeti i PD, Edi Paloka për çmimin e makinës së tij.

 “Ky shkon tek Nusreti në Dubai (1 mije dollare bifteku) “për të ngrënë një çap bukë” dhe vjen me Bentley (250 mije dollare) në Parlament e pastaj flet për varfërinë e shqiptareve”,-shkruante Paloka në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Ahmetaj ka publikuar një fotografi të tijën me makinë, para Kuvendit dhe shkruan me ironi se “Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro. Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq ”.