View this post on Instagram

A post shared by Kourtney Kardashian (@kourtneykardash)

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/26/auto_travis-kourt1635269857.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

FOTO/ Travis bën tatuazhin domethënës në lidhje me Kourtney Kardashian

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian janë ende duke festuar fejesën e tyre (siç duhet).

Ndërsa Kardashian po nxjerr foto romantike topless në “Instagram” duke treguar unazën e saj të mrekullueshme, bateristi i Blink-182 sapo shtoi në trupin e tij një tjetër nderim të përhershëm për të fejuarën e tij. Më 24 tetor, Barker ndau një gjurmë të buzëve të Kourtney-t në “Instastory”.

 

Disa orë më vonë, artisti i tatuazheve Scott Campbell postoi rezultatet përfundimtare në krahun e Barker në “Instagramin” e tij, së bashku me një akrep masiv.

“Buzët drejt e nga goja e @kourtneykardash. Urime ju të dyve”,- shkroi artisti i tatuazheve.

45-vjeçari i bëri propozimin e bukur nën perëndimin e diellit në Montecito, Kaliforni në një ambient të dekoruar me trëndafila të kuq dhe qirinj të bardhë.

 

Këtë lajm kaq të ëmbël, Kardashian e konifrmoi me dy foto të postuara në rrjetin e saj social në “Instagram”.

“Përgjithmonë” shkroi Kourtney krahas imazhve duke etiketuar Barker-in.

 

Një burim tha për mediat e huaja se propozimi u bë pikërisht kur po perëndonte dielli dhe se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ishin të dy të pranishëm.

“Kourtney dukej shumë e befasuar kur pa Khloe dhe Tristan atje. Travis e shoqëroi Kourtney deri në plazh, ku kishte vendosur lule të kuqe dhe të bardha të vendosura në formë zemre. Kourtney shihej e buzëqeshur dhe e habitur“, tha burimi.

View this post on Instagram

A post shared by scott campbell (@scottcampbell)

View this post on Instagram

A post shared by Kourtney Kardashian (@kourtneykardash)