Si ta impresiononi vjehrrën? Na mëson Sara Hoxha

Sara Hoxha shumë shpejt është kthyer në një personazh shumë të ndjekur në rrjetet sociale.

Pasi u bë publike lidhja e saj me Ledrin e më pas ardhja në jetë e Poem, njerëzit kanë vazhdimisht pyetje për të.

Hoxha qëndron aktive duke zbuluar detaje interesante nga përditshmëria e saj.

Nga to në kemi kuptuar edhe marrëdhënien e mirë me vjehrrën e saj, Xheraldina Vula, ndërsa së fundmi ka zbuluar për femrat një ide se si ti impresiononi nënat e partnerëve tuaj.

Duket se një nga ‘sekretet’ është gatimi.

Ajo ka përgatitur krepa dhe Xheraldina i ka pëlqyer aq shumë sa i ka ndarë në “Instastory”, duke shkruar “Të bëra nga Sara”.

Kjo e fundit e ka rishpërndarë në llogarinë e saj, duke shkruar: “Si të impresiononi vjehrrën!”