Gjykata e Parisit pranon padinë e Berishës, ish-kryeministri: Ftoj Blinken të sjellë prova

Sali Berisha jep lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e tij për Sekretarin Amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli non grata në 19 maj të këtij viti. 

Nga Kavaja ku po zhvillon 'Foltoren' me qytetarët, Berisha ftoi Blinken që të paraqesë çdo provë në Gjykatën e Parisit, ndonëse u shpreh i bindur se ndaj tij nuk ka asnjë fakt.

"Dua të ndaj me ju për herë të parë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të dërgojë në Gjykatën e Parisit çdo provë, fakt apo dokument që ka për Sali Berishën. Por ju garantoj se ka zero", u shpreh Berisha.

"Problemin tim unë e kisha zgjidhur. Kisha zgjedhur rrugën dhe këtu para jush do të them rroftë drejtësia", theksoi Berisha.