Shkatërrohet karteli shqiptar i drogës në Itali, 7 të akuzuar

Policia italiane ka shkatërruar një kartel të përbërë nga shqiptarët, duke lënë dy prej tyre në “arrest shtëpie” dhe pesë të tjerë arritën që të arratisen.

Banda që funksiononte si një kartel i tipit mafioz vepronte në shpërndarjen e drogës, zhvatje, rrëmbime, grabitje, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan 2 kg kokainë.

Të gjithë të akuzuarit kishin precedentë në fushën e drogës dhe i përkisnin një familjeje të rrënjosur tashmë në strukturën sociale dhe ekonomike të L’Aquila, të lidhur me njëri-tjetrin me qëllim blerjen, paketimin dhe shpërndarjen e drogës në zona të ndryshme në Itali.

Gjithçka ishte ndërtuar mbi një ortakëri të kryesuar nga tre vëllezër, të cilët menaxhonin të gjithë trafikun duke shfrytëzuar persona të tjerë të besuar, shpesh të lidhur me lidhje gjaku, të cilët merreshin me funksione të ndryshme, “e lehtësuar edhe nga fakti që komunikonin me njëri-tjetrin me lehtësi në gjuhën e tyre amtare.

Trafikantët përdornin internetin për komunikim.