Europol operacion masiv kundër krimeve në internet, në pranga 150 persona

Europol me qendër në Hagë ka njoftuar se ka arrestuar 150 persona, në kuadër të krimeve që kryhen në internet.

Gjatë operacionit të quajtur "DarkHunTOR" u sekuestruan miliona euro, Bitcoin, drogë dhe armë.

Operacioni "përfshiu një numër aksionesh të veçanta në Australi, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Zvicër, Britani dhe Shtetet e Bashkuara", tha Europol.

Në SHBA , rreth 65 persona u arrestuan në këtë operacion, i cili lejoi, ndër të tjera, 47 arrestime në Gjermani, 24 në Britani, 4 në Itali dhe 4 në Holandë.

Konkretisht u sekuestruan 26.7 milionë euro para në dorë dhe monedha digjitale Bitcoin,  dhe drogë, kryesisht 25 000 qese me drogë ekstazi dhe 45 armë zjarri.