Helmimet masive në Krujë, nisin hetimet, çfarë dyshohet

Prokuroria ka nisur hetimet për helmimin masiv që është regjistruar në Krujë, ku gati 400 qytetarë kanë përfunduar në spital.

Mësohet se organi i akuzës po heton për ‘ndotje e ajrit e ujërave’. Burime nga Policia e Krujës bëjnë me dje se në qytet ka 2 depozita uji te pijshëm, të cilat dyshohet se janë përzier në kanalizime ujërat e zeza e uji i pijshëm.

Nga e diela deri sot në spitalin e Krujës janë paraqitur rreth 370 qytetarë.