VIDEO-SYRI TV/ ‘Ke vrarë një njeri në Elbasan’, tensione te 'Ligjet'

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate dhe tensione, mes zv.ministrit të energjisë, Ilir Bejtja dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhit. Ilir Bejtja, akuzoi Bardhin si përgjegjës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan, çfarë solli tensione në mbledhjen e komisionit

SYRI TV

Vrasja e Pjerinit Xhuvani në Elbasan, pas konfliktit mes mbështetësve të dy krahëve politikë, u bë objekt debati në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja, i cili ka qenë edhe  deputetet i Elbasanit dhe banor i këtij qyteti, ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm  të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhin, si përgjegjës për vrasjen në Elbasan, duke sjellë debate dhe tensione në mbledhjen e komisionit.

Më datë 21 prill, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare, Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë, pas përplasjes me arme, me një prej grupeve të mbrojtjes së votës, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, që drejtonte fushatën në qarkun e Elbasanit.