Paloka: Rama e Ahmetaj duhet shporrur, nuk ikin me grisje letrash e as me recitime...

Pas deklaratës së zevendëskryeministrit Ahmetaj për varfërinë në Shqipëri dhe për ikjet e shqiptarëve, ka raguar deputeti demokrat Edi Paloka.

Në një postim në rrjetin social facebook Paloka shkruan se, “Rama , ky dhe ata si ky , vertetë që nuk e kanë ndërmend të ikin as nga Shqipëria e as nga qeveria po nuk i shporrëm ! Po këta nuk shporren as me grisje letrash, as me recitime, as me beteja boshe në Parlament”.

Ja postimi i plotë:

Ky shkon tek Nusreti në Dubai (1 mijë dollarë bifteku) “për të ngrënë një çap bukë” dhe vjen me Bentley (250 mijë dollarë) në Parlament e pastaj flet për varfërinë e shqiptarëve…! Rama ndërkohë po bën gati dy muaj që shetit me charter nëpër botë ! E ne kërkojmë që këtyre vetingun t’ju a bëj SPAK-u i Ramës !!!

Rama, ky dhe ata si ky, vërtetë që nuk e kanë ndërmend të ikin as nga Shqipëria e as nga qeveria po nuk i shporrëm ! Po këta nuk shporren as me grisje letrash, as me recitime, as me beteja boshe në Parlament. Me këtë situatë, ata janë më komodë se kurrë . Prandaj vazhdojnë e tallen me shqiptarët!