", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/26/auto_Floyd-Mayweather-1635242733.png", "width": 900, "height": 540 } }

I kërkoi foto fansi, Mayweather: Unë nuk bëj foto me djem me thonjtë e lyer

Legjenda e boksit Floyd Mayweather hodhi poshtë kërkesën e një fansi për një foto për shkak të “thonjve të lyer”.

Tifozi në fjalë u përpoq të bënte një fofo me Mayweather pas fitores së Memphis Grizzlies ndaj Los Angeles Clippers të hënë në mëngjes (sipas kohës tonë lokale).

Megjithatë, Mayweather e refuzoi në mënyrë tronditëse kërkesën për fotografim pasi vuri re “thonjtë e lyer” të fansit dhe truproja e tij i tha fansit të largohej.

“Ju keni lyer thonjtë, unë nuk bëj foto me djem me thonjtë e lyer”, thotë Mayweather në një video të siguruar nga TMZ .

Tifozi mund të dëgjohej duke e quajtur Mayweather një “homofob” dhe dukej dukshëm i mërzitur me mënyrën se si legjenda e boksit e trajtoi situatën.

Ai tha: “Floyd nuk dëshiron të bëjë një foto me mua sepse thonjtë e mi janë të lyer. Bruh, vërtet?!”.

Fansi dërgoi një foto të thonjve të tij në TMZ, të cilët ishin të ngjyrosur në të zezë.

Dëshmitarët i thanë mediumit se Mayweather nuk kishte probleme me të, duke bërë foto me njerëz të tjerë të pranishëm pas përballjes mes Grizzlies dhe Clippers.