Familja Trump hakmerret ndaj Baldwinit! Ja çfarë shkruhet për aktorin në bluzat që Trump Jr ka nxjerrë shitje

 E gjithë bota po flet prej ditësh për aktorin e njohur Alec Baldwin që qëlloi dhe vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchin në një shesh xhirimi të filmit ‘Hust’.

Por një goditje tjetër vjen për aktorin nga familja e ish-presidentit të Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Donald Trump.

Në dyqanin online në pronësi të djalit të ish-presidentit , Donald Trump Jr ka filluar të shiten bluza ku shkruhet:

''Armët nuk vrasin njerëz. Alec Baldwin vret njerëz’.

Bluzat janë gjithashtu në dispozicion dhe një e tillë kushton 27,99 dollarë.

Por Donald Trump Jr nuk ndalet këtu ai vazhdimisht tallet me aktorin pas incidentit. 

Në një postim Trump Jr shkruan:

"Pamje e një të çmenduri anti-armë që me një armë vret më shumë njerëz sesa koleksioni juaj i gjerë i armëve të zjarrit'.

Alec Baldwin tërhoqi vëmëndjen e familjes Trump, pas imitimit të tij të ish-presidentin Donald Trump në programin humoristik 'Saturday Night Live', i cili transmetohet çdo javë në SHBA që nga viti 1975.