Shoqëruesi mashkull që fiton deri në 5,000 dollarë për seancë, zbulon fantazitë e grave në krevat

Jake Ryan, 33 vjeç ka treguar se biznesi i tij po lulëzon pasi gratë po paguajnë gjithnjë e më shumë për seks për të marrë pikërisht atë që duan në dhomën e gjumit.

Jake është beqar por mesazhet në telefonin e tij nuk kanë të ndaluar nga  'të dashurat e tij’ të cilat paguajnë deri në 5000 dollarë në natë për kompaninë e tij.

Shoqëruesi i lindur në Mbretërinë e Bashkuar por që tani jeton në Australi ka rrëfyer për Daily Mail  se këmbeu pagën e tij 500 dollarë në javë për 500 dollarë në orë si punëtor seksi.

‘Ka shumë gra që janë të paplotësuara nga meshkujt që takojnë dhe duan të përjetojnë diçka më të mirë’ nis rrëfimin e tij Jake.

Shtatë vjet më vonë dhe më shumë se 11.000 kliente ai thotë se nuk i vjen keq për kalimin e tij në industrinë e seksit dhe rregullat e tij janë të thjeshta: pa gërvishtje, pa supriza dhe rregulli më i ri: vetëm verë të hapur.

Rregulli i fundit u shtua pasi ai preu gishtin me një hapëse verë në fund të një rezërvimi që kërkoi operacion dhe javë të tëra pushim.

“Duhet t’i paralajmëroj me mirësjellje, nuk jam as burri, as i dashuri i tyre dhe nuk mund të kem asnjë gërvishtje në trup. Mund të jetë argëtuese në atë kohë, por nuk mund të ndodhë. Kështu që unë u jap atyre paralajmërime'.

Më pas ai tregoi një shenjë rozë në krahun e tij.

“Kjo ishte një pickim, ajo më kafshoi në shpatull. Kjo ndodhi në momentin kur ajo ishte shumë e kënaqur prandaj ndodhi. "tha ai. 

Moshat e klienteve të tij variojnë nga femrat në të 20-at deri në të 60-at me profesione të ndryshme. 

Fetishet dhe nevojat e tyre seksuale trajtohen para takimit, ku shprehen edhe kufijtë e Jake. 

Ai nuk bën seks me meshkuj dhe nuk i pëlqen t'i preket 'pjesa e pasme'. 

Kundërshtimi i ndonjë prej rregullave mund të rezultojë që ai të largohet nga rezervimi, të japë një paralajmërim ose të refuzojë rezervimet e ardhshme. 

Jake thotë se çdo grua dëshiron diçka të ndryshme.

“Kam një grua që i pëlqen të ecin si qen.Të tjerat vijnë tek unë sepse janë të nënvlerësuara nga burrat në jetën e tyre dhe duan të trajtohen si një zonjë, unë i hap dyert dhe i trajtoj ashtu si duhet trajtuar një grua.Kam një grua tjetër që më rezervon për të provuar gjëra të reja, sepse ajo po përpiqet të gjejë atë që i pëlqen në dhomën e gjumit," tha ai. 

Ai shpesh rezervohet deri në gjashtë muaj para dhe ka një orar të ngjeshur që e bën atë të fluturojë në të gjithë Australinë për t'u takuar me klientet.

"Takimet gjatë natës janë të shkëlqyera sepse nuk  jeni të vetëdijshëm për kohën, është pak më e qetë." 

Disa nga klienteve u pëlqen të kalojnë kohë jashtë me Jake, ndërsa të tjerat preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.

"Unë kam një grua që dëshiron vetëm të qëndrojë me të, kështu që unë gatuaj për të dhe lahemi bashkë" tha ai.

 Logoja e kompanisë së tij të shoqërimit shfaqet me krenari në fanellën e ekipit të tij të vjetër të futbollit.

Familja e tij është plotësisht e kënaqur me vendimin e tij për karrierën.

"Mamaja është vërtet krenare për mua - ajo është shumë e lumtur që kam bërë diçka nga vetja" shprehet Jake.

Stili i tij i ri i jetesës, përfshin të jetuarit në një rezidencë luksoze në Melburn.

Mëngjesi i tij fillon me një seancë palestër 90 minuta deri në dy orë për të mbajtur fizikun e tij në formë të mirë. 

Ai gjithashtu ndjek një plan të rreptë ushqimi dhe konsumon rreth 3800 kalori në ditë.

Pas palestrës ai fillon direkt në rezervimet e tij dhe thotë se 'koha e tij joproduktive' është midis orës 12 dhe 1 të mëngjesit nëse nuk ka një rezervim brenda natës.

Orari i tij mujor i bukurisë përfshin lazer të gjithanshëm për të minimizuar qimet në krahët, këmbët dhe gjinjtë e tij dhe vizita të rregullta në parukeri.

Kërkesa për shoqërues meshkuj po rritet dhe po bëhet pothuajse po aq e zakonshme sa burrat që paguajnë gratë për seks, sipas Jake.  

"Shoqëruesit do të vijnë në kërkim të cilësisë pasi të punojnë me klientet e tyre.Unë kam qenë gjithashtu në një eskortë dhe madje u them klienteve të mija se nuk ka asgjë tabu për të paguar për të." shprehet Jake.