Kosovë, fillon sot numërimi i votave me kusht të zgjedhjeve të 17 Tetorit

Zëdhënësi i Komisioni Qendror Zgjedhor të Kosovës, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi i votave me kusht në zgjedhjet lokale do të fillojë sot..

"Mund t’ju konfirmoj se të martën, në orën 11:00, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta”, tha ai. Numërimi fillon nëntë ditë pasi u mbajtën zgjedhjet lokale më 17 tetor.

Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021.