I dërguari i SHBA për Ballkanin: Marrëdhëniet tona me Serbinë, të komplikuara

Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë “nuk janë as të mira e as të këqija”.

“Janë të komplikuara”, tha Escobar në një intervistë për Al Jazeera. Ai shtoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ketë përkrahjen e SHBA-së përsa kohë ndjek rrugën europiane, njoton RTK.

Escobar, I Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur edhe për situatën e tensionuar në Bosnjë-Hercegovinë, pas paralajmërimeve nga Republika Srpska për ndarje. Sipas tij, në Bosnjë nuk do të ketë luftë dhe se palët duhet të fokusohen në zhvillim ekonomik.