Vettingu i politikanëve, Salianji: U propozua edhe më 2018, çdo politikan të shkojë në SPAK

Deputeti i PD Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për propozimin e Bashës për vetting të politikanëve.

Salianji thekson se vettingu i politikanëve është propozuar që më 2018, duke shtuar se çdo politikan duhet të shkojë në SPAK.

“Më 2018, u propozua vettingu në politikë dhe nuk duket që Rama duket se është i gëzuar. Pse SPAK? Kjo sepse SPAK duhet të shkojë tek politikanët. Pra, politikani të shkojë para SPAK, qoftë me burimin e pasurisë, qoftë me kontakte me persona të papërshtatshëm.

Vettingu i politikanëve duhet të bëhet, që politikanët mos të mbajnë mbi vete akuza që janë të kota. Janë disa shtylla, që kanë të bëjnë me pasurinë dhe për kontaktet me persona që janë të papërshtatshëm”, u shpreh Salianji.