Tentoi vjedhjen e një dyqani celularësh/ Pas rezistencës së pronarit, hajduti largohet me vrap

Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur para rreth gjysmë ore në qendër të qytetit të Sarandës.

Ngjarja është regjistruar tek dyqani i celularëve që ndodhet në afërsi të 15 - katëshit.

Një person ende  i paidentifikuar me thikë në dorë i është afruar dyqanit, por nuk e pati të lehtë se u përball me rezistencën e pronarit të dyqanit, i cili është përleshur me të, ndërsa është njoftuar policia.

I ndodhur përballë rezistencës së pronarit, hajduti është larguar me vrap.

Policia menjëherë është vënë në ndjekje të  autorit.