VIDEO-FOTO/ Si u aksidentua autoboti në Prrenjas, nafta 'lan' rrugën

Një autobot me naftë është aksidentuar në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec, në pjesën malore të Qafë Thanës.

Mësohet se autoboti ka qenë duke udhëtuar drejt Prrenjasit, kur është batuar në rrugë dhe më pas u përmbys.

Situata paraqitet e rrezikshme pasi një sasi e madhe nafte është derdhur në rrugë.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për pastrimin e aksit. Ndërkohë që policia po orienton trafikun për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.